Paris Saint-Germain raportohet se ka paraqitur një ofertë prej 45 milionë eurosh për qendërmbrojtësin e Sporting CP, Ousmane Diomande.

Sipas raportimeve nga Portugalia, të publikuara nga “A Bola”, 22-vjeçari është objektivi kryesor i PSG-së për repartin defensiv gjatë kësaj merkatoje dimërore. Klubi parisien e sheh Diomande si profilin ideal për kërkesat taktike të Luis Enrique.


Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë vlerësohet për aftësinë e tij për të ndërtuar lojën nga prapavija, përdorimin e të dyja këmbëve dhe dominimin fizik, elemente që e bëjnë atë shumë të përshtatshëm për stilin e lojës që kërkon trajneri spanjoll.

Brenda klubit, Diomande shihet si një zgjidhje afatgjatë, veçanërisht duke pasur parasysh se Marquinhos tashmë është 31 vjeç dhe PSG po mendon për rinovimin gradual të mbrojtjes.

Sporting ka kontratë me Diomande deri në vitin 2027, por drejtuesit e klubit nga Lisbona kanë plane për ta zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2030. Klauzola e lirimit të tij është 80 milionë euro dhe klubi portugez është i vendosur të mbrojë një nga asetet më të vlefshme të skuadrës.

PSG po monitoron gjithashtu edhe mbrojtësin e Benficës, Tomas Araujo, por Ousmane Diomande mbetet emri kryesor në listën e dëshirave të kampionëve të Francës./Telegrafi

telegrafi sport app