Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve Durim Lushajt dhe Sali Lushajt për shkak të vrasjes së dyfishtë në Shaptej të Deçanit duke i dënuar me dënim unik prej 43 vjetësh burg.
Sipas një njoftimi nga Gjykata Themelore në Pejë bëhet e ditur se të pandehuri D.L dhe S.L më 25.08.2016 në fshatin Shaptej me dashje dhe me armë i kanë privuar nga jeta dy viktima.
“I pandehuri D.L me datë 25.08.2016, rreth orës 19:30 minuta në fshatin Sh. Komuna D., me dashje dhe me armë – revole, i ka privuar nga jeta viktimën R.R dhe në bashkëkryerje me të akuzuarin S.L e privojnë nga jeta viktimën B.R, nga po i njëjti fshat, e me këtë veprim e ka vënë ne rrezik edhe jetën e të miturit A.R, G.R dhe M.R, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të familjes”, thuhet në njoftim.
Lexoni të plotë njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë:
“I pandehuri D.L më datë 25.08.2016, rreth orës 19:30 minuta në fshatin Sh. Komuna D., me dashje dhe me armë – revole, i ka privuar nga jeta viktimën R.R dhe në bashkëkryerje me të akuzuarin S.L e privojnë nga jeta viktimën B.R, nga po i njëjti fshat, e me këtë veprim e ka vënë ne rrezik edhe jetën e të miturit A.R, G.R dhe M.R, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të familjes së D.L me këtu të pandehurit S. dhe D.L, ditën kritike i pandehuri D. para se të niset me marrë vëllain e tij në M. takohet tek shtëpia e tij me babin e tij këtu të pandehurin S. i cili i kishte thënë D.se i kam parë B., R., G. dhe D.L duke qëndruar bashkë tek muri i D. dhe se D i kishte parë armë kallashnikovë në dorë dhe se kinse e kishte shikuar keq të pandehurin S.
Ashtu që i pandehuri D. më pas me veturën e tij kinse niset për M. dhe me të kaluar afër shtëpisë së R i sheh viktimat R, B, te dëmtuarin G dhe dëshmitarin M duke qëndruar para dyerve të oborrit të R, i pandehuri D. me ti parë të njëjtit e kthen veturën tek shtëpia e D.L, ju afrohet viktimave, del nga vetura e më pas i pandehuri D. ju drejtohet viktimave me fjalë ‘pse po rrini jashtë, pse po rrini me D’ e pastaj fillojnë të fjalosen dhe përleshen, ku gjatë përleshjes involvohen edhe i pandehuri S.L dhe i mituri D.L. me ç’ rast gjatë përleshjes i pandehuri D. nxjerr armën me të cilën fillimisht shtënë një herë në drejtim të viktimës R. duke e goditur në krahun e majtë e më pas se bashku me të pandehurin S. gjuajnë me armë në drejtim të viktimës B. dhe pasi që viktima B. Rrezohet përtokë i afrohet i pandehuri D. i cili gjuan edhe dy herë me armë mbi trupin e viktimës, ku si pasoj viktima B. merr 6 plagë dhe atë 4 plagë në gjoks dhe dy plagë në të dy këmbët si dhe 4 lëndime me mjet të mprehtë dy në gjoks dhe dy në shpinë.
– me çka ka kryer vepër penale vrasje e rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
I pandehuri S.L më datë 25.08.2016, rreth orës 19:33 minuta në fshatin Sh. Komuna D., me dashje dhe me armë, së bashku me të pandehurin D. e kanë privuar nga jeta viktimën B.R nga po i njëjti fshat, e me këtë veprim i ka vënë në rrezik jetën e të miturit A.R dhe G.R e M.R, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri S.L me tu kthyer nga D. i sheh viktimat B. dhe R dhe të dëmtuarin G duke qëndruar bashkë me dëshmitarin D.L tek muri i D ku këtij të fundit i pandehuri S.i kishte parë armë dhe atë kallashnikovë në dorë dhe se kinse D e kishte shikuar keq të pandehurin S, ashtu që i pandehuri S. pasi që shkon në shtëpi i tregon të pandehurit D. për sjelljen e D ashtu që i pandehuri D. më pas me veturën e tij niset kinse për M. dhe me të kaluar afër shtëpisë së R i sheh viktimat R e B, të dëmtuarin G dhe dëshmitarin M duke qëndruar para dyerve të oborrit të R, i pandehuri D. me ti parë të njëjtit e kthen veturën tek shtëpia e D.L, ju afrohet viktimave, del nga vetura e më pas i pandehuri D drejtohet viktimave me fjalë ” pse po rrini jashtë, pse po rrini me D ” e pastaj fillojnë të fjalosen dhe përleshen, ku gjatë përleshjes involvohen edhe i pandehuri S.L dhe i mituri D.L., me ç’ rast gjatë përleshjes i pandehuri D. pasi që fillimisht e privon nga jeta viktimën R kthehet në drejtim të B dhe se bashku me të pandehurin S. gjuajnë me armë ne drejtim të viktimës B, ku si pasoj viktima B merr 6 plagë dhe atë 4 plagë në gjokës dhe dy plagë në të dy këmbët si dhe 4 lëndime me mjetë të mprehtë dy në gjokes dhe dy në shpinë.
– me çka si bashkë kryes kanë kryer vepër penale vrasje e rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 31 te KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit D.L gjykata i shqiptoj dënimin unik me burg në kohëzgjatje prej njëzetepesë (25) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të pandehurit S.L gjykata i shqiptoj dënimin unik me burg në kohëzgjatje tetëmbëdhjetë (18) vite, në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të pandehurve secilit veç e veç ju konfiskua arma e sekuestruar dhe u urdhërua që të njëjtat të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Të pandehurit D.L dhe S.L, secili veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej pesëqind euro (500) € në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej njëqindepesëdhjetë euro (150) euro si dhe në emër të taksës për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë euro (50) €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
Të pandehurve D.L dhe S.L iu vazhdua paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.
Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuan në kontest të rregullt civil.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!