Rreth 40 studiues shqiptarë dhe të huaj të natyrës kërkuan nga qeveria shqiptare që të përfshijë Deltën e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe të ndalë vizionin për projekte të turizmit masiv.
Në një deklaratë, pas një jave shkencore në Deltën e Vjosës të studiuesve nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Greqia dhe Italia, e cila u shpërnda nga organizatat mjedisore “Euro Natur”, “Riverwatch” dhe “EcoAlbania” thuhet se Delta e Vjosës, përballet me shumë kërcënime prej vizionit të qeverisë shqiptare për turizëm masiv.
“Së fundmi, vijon deklarata, qeveria planifikon ndertimin e nje resorti luksoz me Jared Kushner, dhëndrrin e Donald Trump, në zonën e Zvërnecit, brenda deltës së Vjosës.. Sipas masterplanit të qeverisë për zonën, kjo është vetëm maja e ajsbergut të planeve shkatërruese për këtë ekosistem delikat. Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, gjithashtu brenda Deltës, është tashmë në ndërtim”, thuhet në deklaratë.
Organizatat mjedisore përfshijnë në deklaratën e shpërndarë citime të disa prej studiuesve që morën pjesë në Deltën e lumit Vjosa në mbledhjen e të dhënave të disiplinave të ndryshme, që nga studimi i peshqve, gjitarëve, shpendëve, bimësisë, insekteve dhe deri te monitorimi i cilësisë së ujit dhe mikroplastikës.
“Gjetjet tona në vetëm 5 ditë kërkimi janë më të vërtetë të jashtëzakonshme dhe qëndrojnë si një testament i biodiversitetit të pasur të deltës. Ndaj ne po draftojmë një raport gjithëpërfshirës të të dhënave tona dhe i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të njohë rëndësinë ekologjike të kësaj zone delikate dhe ta përfshijë atë në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, në përputhje me standardet e IUCN”, pohoi profesori i shkencave të natyrës në Universitetin e Tiranës, Aleko Miho .
Ndërsa Fritz Shiemer nga Universiteti i Vienës deklaroi se: “Në mes të joshjes së turizmit luksoz, ne duhet të kujtojmë rëndësinë e pakrahasueshme ekologjike të deltës së Vjosës, një thesar unik në të gjithë Europën. Le t’i japim prioritet ruajtjes mbi zhvillimin.”
Një studim i ri tregon siaps organizatave mjedisore që Delta e Vjosës është një nga deltat e pakta të paprekura në Mesdhe. Nga 258 deltat dhe grykëderdhjet e lumenjve të vlerësuara në rajon, vetëm 4% e tyre, siaps studimit, janë në gjendje të mirë.
Studimi thotë se Delta e Vjosës dhe deltat fqinjë të lumenjve Shkumbin dhe Seman në Shqipëri përbëjnë deltat e fundit të mëdha dhe dinamike, të cilat bartin vlerë të pakrahasueshme për të gjithë detin Mesdhe dhe Europën.
Java e Shkencore e Deltës së Vjosës pason ekspedita të ngjashme në pellgun e Vjosës në vitin 2017 dhe dhe 2021, të cilat luajtën sipas organizatave mjedsiore një rol kryesor në nxjerrjen në pah të vlerave ekologjike të Vjosës, duke shmangur projektet hidroenergjetike dhe përfundimisht duke hapur rrugën për mbrojtjen e Vjosës si Parku Kombëtar i Lumit të Egër./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?