Zbuloni katër trendet kyçe të modës për sezonin vjeshtë/dimër 2025/26, nga veshjet e ngrohta prej kamoshi dhe modeli sofistikuar me katrorë, deri te animal print-i i guximshëm

Ndryshimi i motit sjell me vete edhe ndryshimin e gardërobës. Gjithmonë jemi në kërkim të një pulovri të mirë, një xhakete të ngrohtë dhe veshjeve që mund t’i kombinojmë me shtresa.


Vjeshta/dimri 2025/26 është periudhë ideale për të eksperimentuar me tekstura, materiale dhe ngjyra. Ekziston një rregull i pashkruar mode që, në fakt, e zbatojmë në mënyrë të pavetëdijshme çdo sezon të ftohtë: stilimet më të mira janë ato që kanë shtresa, dimension ose teksturë, diçka që tërheq vëmendjen dhe mban syrin të fiksuar.

Më poshtë i gjeni katër trendet që do të shënojnë sezonin që po vjen, transmeton Telegrafi.

Kamoshi

Kamoshi është një material i ngrohtë dhe i këndshëm. Me ardhjen e dimrit, ky material bëhet zgjedhja kryesore për çdo veshje, nga xhaketat dhe palltot, te këpucët dhe çantat. Për shkak të teksturës së butë dhe delikate, një veshje kamoshi e bën menjëherë stilimin më të ngrohtë, më komod dhe më tërheqës.

Animal print

Kur flasim për animal print, zakonisht hezitojmë përpara se të vendosim ta veshim. Prania e tij shpesh ndryshon, herë është në trend, herë konsiderohet si “gabim”. Por këtë sezon, sipas stilit të Carolyn Bessette-Kennedy, e pranojmë plotësisht. Edhe pse ajo zgjidhte pallto prej gëzofi, ju nuk keni pse shkoni kaq larg. Filloni më thjeshtë: një fustan me prerje A në stilin e viteve ’60, një bluzë prej mëndafshi ose një palë çizme.

Modeli me katrorë

Nga xhaketat e gjera të Margot Robbie deri te këmishat e lidhura rreth belit, zyrtarisht, katrorët janë një nga trendet më dominuese të sezonit. Fustanet fundet, çorapet, bluzat, gjithçka duket njëkohësisht sofistikuar dhe rinore. Ky model i jep stilit tuaj një dozë sharmi të pandalshëm anglez.

E tëra në ngjyrë kafe

Ngjyra kafe çokollatë meriton një vend të veçantë. Ajo është si “motra më e re dhe më e rafinuar” e ngjyrës së zezë. Kur e zeza na duket shumë e errët dhe e rreptë, zgjedhja perfekte është një nuancë e ngrohtë kafe, në tone të çokollatës. Çdo stilim, me një detaj kafe, do të frymojë elegancë dhe finesë.

/Telegrafi/