Qeveria e Kosovës javën e kaluar mori vendim që t`i ndajë mbi 1 milion euro për 7 nga 38 komunat e Kosovës për t`i ndihmuar në projekte në ndryshme.
Katër nga këto 7 komuna që përfituan, drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në nivel lokal, parti e cila qeverisë edhe në nivel qendror.
1 milion e 80 mijë 768 euro qeveria i ndau nga projekti: “programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndërkomunal”.
Kreu i ekzekutivit Albin Kurti, në mbledhjen e kabinetit qeveritar tha që përkrahja e këtyre 7 projekteve vije pas marrëveshjeve të mirëkuptimit të nënshkruara nga Komunat dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Komunat përfituese 4 të LVV-së dhe 3 të LDK-së
Komuna e Gjilanit e cila udhëhiqet nga Alban Hyseni i LVV-së, është ndihmuar nga qeveria për projektin “Parku Baja”, në vlerë prej 87,500 mijë euro.
Komuna e Podujevës e cila udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i LVV-së nga qeveria është ndihmuar për 111,114.00 euro për projektin “Podujeva për Eficiencë dhe Zhvillim Efikas”.
Rregullimi i parkut në fshatin Davidoc në Komunën e Shtimes, e cila drejtohet nga Qemajl Aliu i LVV-së do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.
Ky projekt pritet të kushtojë 113 mijë 728 euro.
Qeveria po ashtu ka marrë vendim ta ndihmojë edhe Komunën e Kamenicës e cila drejtohet nga Kadri Rahimaj, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Projekti i bashkëpunimit ndër komunal “Lugu i verdhë”, i cili përfshinë edhe Komunën e Novobërdës, do t’i kushtojë buxhetit të vendit 299 mijë 960 euro.
Kabineti qeveritar po ashtu ndihmoi edhe tri komuna që drejtohen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nga ky projekt ka përfituar edhe komuna e Obiliqit e cila drejtohet nga Xhafer Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Për projektin “Rehabilitimi i infrastrukturës fizike të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, në Plemetin, qeveria i ka ndarë 100 mijë euro.
Edhe për Komunën e Istogut dhe Pejës, të cilat drejtohen nga Ilir Ferati e Gazmend Muhaxheri të LDK-së, qeveria ia mbështeti një projekt.
Për projektin e bashkëpunimit ndërkomunal “Zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe bujqësore në komunën e Istogut dhe atë të Pejës”, në të cilin komuna e Istogut është lider, qeveria ndau 238 mijë 467 euro.
Ministria thotë se janë zgjedhur më të mirët
Sipas Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), përfituesit e këtyre projekteve janë vlerësuar si më të mirët nga komisioni vlerësues i përbërë prej 3 zyrtarëve, të cilët kanë shqyrtuar 44 projekt propozime të bëra nga 32 komuna të Kosovës.
“Komisioni ka vlerësuar se bazuar në kriteret kryesore të cilat komunat duhet t`i përmbushin, duke iu referuar Thirrjes për Aplikim, nga 44 aplikacione në konkurrim në pjesën administrative nuk kanë kaluar 23 aplikacione dmth derisa komunat të cilat i kanë plotësuar kriteret bazike janë futur në konkurrencë e që janë gjithsej 21 aplikacione”, thuhet në përgjigjet e MAPL-së.
KALLXO.com po ashtu përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar edhe listën e përfituesve në të cilën shihet renditja për komunat përfituese, e ku më së shumti pikë ka marrë projekti ‘Lugu i Verdhë’ i Komunës së Kamenicës.
Po ashtu edhe në listën e komunave që nuk janë kualifikuar janë dhënë arsyetimet për secilin projekt nga ana e komisionit vlerësues.
Thirrja për aplikim për këtë financim të projekteve kapitale, është hapur më 16 dhjetor 2021 dhe ka vazhduar deri më 7 mars 2022.
Vlerësimi i aplikacioneve sipas ministrisë është bërë duke pasur parasysh 3 kritere administrative, 12 kritere të kualifikueshmërisë dhe 5 kritere shtesë.
Drenasi i pakënaqur, Suhareka ‘nuk ankohet’
Të pa kënaqur me ndarjen që ka bërë Qeveria e Kosovës, janë shprehur nga Komuna e Drenasit e cila udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci i Parisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Arben Shala, nënkryetar i kësaj komune ka thënë se kjo komunë ka aplikuar më dy projekte por që asnjëri nuk është përzgjedhur.
“Për njërin (Ndërtimi i rrugës Bregut të Qyqavicës – Komuna e Drenasit dhe Komuna e Skenderajt, Bashkë-Aplikim) ka memorandum bashkëpunimi më mes të katër komunave: Skenderaj, Vushtrri, Obiliq dhe Drenas, por që nuk janë paraparë fonde me buxhetin e këtij viti as të atij paraprak. Ndërsa tjetri ka qenë Rregullimi i parkut dhe shtigjeve për këmbësorë, biçiklistë në parkun e Kamenicës – Komuna e Drenasit”, ka thënë ai.
Sipas Shalës ‘nuk ka pikë dyshimi se politikat e ndjekura janë haptazi diskriminuese’ ndaj komunave që drejtohen nga opozita në nivel qendror.
“Vetë fakti që projekte për të cilat ka pasur memorandume të nënshkruara me ministritë përkatëse janë bllokuar, pra nuk janë ndarë fonde, ose janë ndarë minimalisht sa për të ruajtur kodet buxhetore, dëshmon se kjo qeveri nuk ka kaluar suazat e partizimit dhe qeverisjen, e për pasoje edhe qytetarët, i dallon në vija partiake”, ka thënë ai.
Shala ka konfirmuar se deri më tani, Qeveria nuk ia ka mbështetur asnjë nga projektet të cilat kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në qershor të këtij viti ia kishte kërkuar Kurtit mbështetjen.
“Nga gjithë kërkesat tona drejtuar ministrive të ndryshme deri me tani ne nuk kemi marrë asnjë mbështetje financiare për asnjë projekt nga kjo qeveri duke përfshirë edhe projektin e zgjerimit të rrugës rajonale Komoran – Gllobar”, ka thënë ai.
Ndonëse nuk përfitoi nga ky projekt, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i cili drejton Komunën e Suharekës, nuk është ‘hatëruar’ me vendimin e qeverisë Kurti.
Muharremaj ka thënë se qeveria Kurti e ka mbështetur komunën e tij në projekte të tjera.
“Kemi marrë edhe ne, nuk e kemi problem, krejt duhet me marr ngapak. Ne kemi bërë kërkesa në çdo fushë, por kemi marrë mbështetje prej MZhR, prej MAPL, MMPH, MAShT”, ka thënë ai.
Mirëpo, Muharremaj ka kritikuar qeverinë Kurti për komunikimin që ka me Komunën e tij.
“Kemi problem me komunikim me qeverinë, komunikimi duhet me qenë më i mirë mes kryetarëve dhe ministrave, atë që e adresojmë, në emailat tona duhet me na kthy ose pozitiv ose negativ, së paku me u kon të qasshëm”, ka thënë ai.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se në adresë të këtij institucioni nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga komunat për ndarjen në fjalë.
“Nuk kemi pranuar ndonjë ankesë nga ndonjë komunë për projektin në fjalë”, tha ai.
Mirëpo Ibrahimi ka kërkuar që kriteret të vendosen me ligj, e jo nga ministritë e linjës siç po bëhet deri më tani.
“Problemi është që kriteret për ndarje buxhetore po i vendosin ministritë e linjës, ne po kërkojmë që mu themelu grandi i 4-të për investime kapitale nëpër komuna, nëse bëhet grandi 4, atëherë ministritë e linjës nuk munden me nda mjete tu i bo kriteret vet”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Gjendet i vdekur në oborrin e një shtëpie 69-vjeçari në Gjilan, afër trupit është gjetur një armë zjarri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-380x233.png)
Gjendet i vdekur në oborrin e një shtëpie 69-vjeçari në Gjilan, afër trupit është gjetur një armë zjarri
![Fetai: Rënia në Indeksin e Korrupsionit, pasojë e keqqeverisjes LSDM-BDI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/arben-fetai-380x233.jpg)
Fetai: Rënia në Indeksin e Korrupsionit, pasojë e keqqeverisjes LSDM-BDI
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurti-1-380x233.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht