LAJMI I FUNDIT:

270 nxënës janë larguar nga Test i Maturës për shkak të përdorimit të telefonave

270 nxënës janë larguar nga Test i Maturës për shkak të përdorimit të telefonave

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur sot konferencë për media ku ka bërë publikimin e rezultateve të Maturës Shtetërore 2019 të afatit të parë, sipas të cilave këtë vit kalueshmëria ka arritur shifrën 64.64 për qind.

Ministri Bytyqi e ka cilësuar testin e sivjetmë si më të suksesshmin sa i përket mbarëvajtjes dhe monitorimit.

Për këtë arsye ministri thotë sivjet rezultati i kalueshmërisë është më i ulët.


“ Është një lajmi mirë që këtë vit kemi pothuajse një test të maturës i cili ka qenë më i suksesshmi në monitorimin dhe mbarëvajtjen e tij, pra edhe kjo është arsyeja që na bën që sot të jemi më mirë në krahasim me shumë periudha që ka pasë kontestime të mëdha për testin e Maturës. Normalisht duke pasë parasysh që është bërë një punë më e madhe për mbarëvajtjen e testit ë maturës këtë vit kem k edhe rezultate më të ulëta në krahasim të vitit të kaluar nga ana e kalueshmërisë dhe arritshmërisë”, tha Bytyqi.

Ai bëri të ditur se mësimi në gjuhën shqipe ka kalueshmëri 64.40 përqind, mësimi në gjuhën boshnjake 85.43 përqind dhe mësimi në gjuhën turke 69.47 përqind. E në total kalueshmëria ka arritur shifrën 64.64 përqind.

Ministri gjithashtu njoftoi se janë marrë masa ndaj të gjithë shkelësve të rregullave që janë përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës.

“Kemi një numër të caktuar, të përjashtuar të nxënësve për shkak të përdorimit të telefonave në kohën kur është mbajtur testi. Numri i nxënësve të cilët janë larguar kemi 270 nxënës. Poashtu vlen të theksohet se është marrë informacioni për një klasë ku konsiderohet që ka pasë kopjim të testit të maturës. Bëhet fjalë për shkollën ‘Don Bosko’ në Gjilan te klasa Xll a për të cilën Komisioni Shtetëror ka marrë vendim të ripërseritet testi dhe testi do të mbahet me datën 3 korrik në orën 10:00”, tha Bytyqi.

Ai njoftoi se Komisioni Shtetëror ka marrë masa edhe ndaj mësimdhënësve ose administratorëve të cilët nuk e kanë kryer detyrën ashtu siç është e përcaktuar.

Tha se janë 5 administrues që janë përjashtuar përjetësisht nga pjesëmarrja në Testin e Maturës dhe janë dënuar me 300 euro dënim shtesë, si dhe 3 administratorë janë dënuar me mos ushtrim të Testit të Maturës.

Bytyqi tha se këtë vit MASHT-i ka ndarë certifikata për nxënësit që e kanë kaluar Testin e Maturës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori