LAJMI I FUNDIT:

26-vjet nga rënia e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, Kurti: Emra të artë në historinë moderne të Kosovës

26-vjet nga rënia e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, Kurti: Emra të artë në historinë moderne të Kosovës

Në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së komandantit Ilir Konushevci dhe doktorit Hazir Mala, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në orët e paradites bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Duke e kujtuar komandantin Konushevci në 26- vjetorin e rënies, Kurti tha se ai kishte një barrë të dyfishtë, sepse në njërën anë duhej ta pasonte udhëheqjen e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe në anën tjetër duhej të sillte armatim nga Shqipëria.


“Në vitet e ’90-ta, është dashur të bëhet shumë punë vetëmohuese për luftë çlirimtare të suksesshme. Ushtarët dhe oficerët e UÇK-së kishin nevojë për furnizim, për organizim, për strategji, për rekrutim dhe që të gjitha këto bëheshin nga disa njerëz fort të veçantë të cilët e mundësuan luftën çlirimtare dhe lirinë e Kosovës.

Në mesin e tyre ndër më të shquarit është komandanti Ilir Konushevci -Mërgimi, i cili e kishte një barrë të dyfishtë, në njërën anë ai duhej që ta pasonte udhëheqjen e Zahir Pajazitit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht në janar të vitit 1997.

Ndërkaq, në anën tjetër duhej që pa numër herë, sa më shpesh, sa më tepër i ngarkuar të sillte armatim nga Shqipëria në Kosovë. Pushkët e lirisë që i mbanin ushtarët e UÇK-së, ishin pushkët e Ilirit, andaj kontributi i tij është i paçmueshëm sepse është i pamatshëm.

Bashkë me doktor Hazir Malën, komandanti Ilir Konushevci është emër i artë në historinë moderne të Kosovës, e cila është në themel të shtetit tonë dhe të lirisë tonë si popull”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori