Administrata Tatimore e Kosovës sot shënoi 25 vjetorin e themelimit të saj.
Drejtori i Përgjithshëm z.Ilir Murtezaj në fjalimin e tij tha se “misioni i ATK-së është ngritja e nivelit më të lartë të përmbushjes vullnetare në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi, si dhe ofrimi i shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive për tatimpagues”.
“ATK-ja ka obligim të vendosur me ligj që të siguroj zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore për të gjithë tatimpaguesit, në mënyrë të njëjtë për situata të njëjta. Ne drejtuesit dhe gjithë punonjësit e Administratës Tatimore të Kosovës, këtë mision e konsiderojmë si mision të shenjtë dhe punojmë shumë që askush dhe asnjëherë të mos guxoj të shkelë mbi këtë mundësi që na është ofruar për t’i shërbyer vendit tonë.
Tutje, ai theksoj se si rezultat i punës profesionale, me integritet dhe ndershmëri, efektivitet dhe transparencë, Administrata Tatimore e Kosovës për këto 25 vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale. Pra, gjithsejtë mbledhje të të hyrave mbi 11 miliardë euro. Po ashtu, i pari i ATK-së tha se krahas rritjes së të hyrave ne vazhduam me reformim institucional, reforma këto të cilat transformuan institucionin e ATK-së, nga një administratë tatimore modeste në një administratë tatimore moderne”, tha ai.
Sipas njoftimit të ATK-së, përfaqësuesja nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eileen Devitt tha se ky përvjetor nuk është thjesht një shënim i kalimit të kohës, por një dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe suksesit të arritur nga ky institucion në ndërtimin e themeleve të qëndrueshme për të ardhmen e Kosovës.
“Sistemi tatimor është themeli mbi të cilin ngrihet një shtet i fortë dhe i qëndrueshëm. Një administratë tatimore e besueshme dhe efikase jo vetëm që siguron burime për zhvillimin ekonomik dhe shërbimet publike, por gjithashtu rrit besimin e qytetarëve në institucione dhe në drejtësinë e sistemit.
SHBA-ja ka qenë dhe mbetet krenare për mbështetjen që ka ofruar në zhvillimin e Administratës Tatimore të Kosovës. Kjo mbështetje ka përfshirë trajnime, ndihmë teknike dhe partneritet për të avancuar proceset e digjitalizimit, transparencës dhe llogaridhënies. Jemi të lumtur që kemi qenë pjesë e rrugëtimit tuaj, dhe rezultatet flasin vetë: të ardhurat rekord, reformat e guximshme dhe ndërtimi i një administrate moderne që i shërben qytetarëve të saj me efikasitet dhe integritet”.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e 25-vjetorit të Administratës Tatimore të Kosovës, vlerësoi bashkëpunimin afatgjatë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në ndërtimin e kapaciteteve institucionale të ATK-së.
Ai theksoi kontributin e ekspertëve britanikë në avancimin e proceseve kyçe, si menaxhimi i riskut, lufta kundër evazionit fiskal dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve.
Ambasadori nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare për të siguruar një sistem tatimor modern, transparent dhe të drejtë, duke shprehur gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur më tej reformat dhe zhvillimin e mëtejshëm të ATK-së.
Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së 25-vjetorit të Administratës Tatimore të Kosovës, theksoi mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka ofruar përmes organizatës GIZ.
Ai vlerësoi rezultatet e dukshme të këtij bashkëpunimi, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve institucionale të ATK-së, përmirësimin e procedurave tatimore dhe zhvillimin e sistemeve të digjitalizuara.
Ambasadori nënvizoi se përkushtimi i Gjermanisë për të mbështetur Kosovën në ndërtimin e një administrate moderne dhe të përgjegjshme do të vazhdojë, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit.
Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Sebastian Sosa, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së 25-vjetorit të Administratës Tatimore të Kosovës, vlerësoi përparimin e jashtëzakonshëm të ATK-së në ndërtimin e një administrate tatimore efikase dhe transparente.
Ai theksoi se ATK ka luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e të hyrave të qëndrueshme për buxhetin e Kosovës, duke ndihmuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin financiar të vendit.
Përfaqësuesi i FMN-së u shpreh se institucioni që ai përfaqëson mbetet një partner i përkushtuar në mbështetjen e reformave dhe përmirësimin e mëtejshëm të proceseve tatimore në Kosovë.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike te Kosovës, Lulzim Rafuna tha se sot është një ditë e veçantë, pasi shënojnë 25 vjetorin e themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, një institucion që ka luajtur një rol jetik në zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit