LAJMI I FUNDIT:

24-vjeçari nga Kosova arrestohet në Gjirokastër, transportonte 64 emigrantë të paligjshëm

24-vjeçari nga Kosova arrestohet në Gjirokastër, transportonte 64 emigrantë të paligjshëm

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit E. I., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi i riu nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 64 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.

Policia ka publikuar pamjet e operacionit në një postim në Facebook.

“Në afërsi të fshatit Dervician, Gjirokastër, shërbimet e policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip furgon me drejtues shtetasin E. I., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke braktisur automjetin,” ka sqaruar policia.


Sipas policisë, pas disa minutash ndjekje, drejtuesi i mjetit është arrestuar.

“Në vijim të operacionit, pas hetimeve paraprake të kryera për këtë rast, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 bashkëpunëtorëve të tjerë, shtetasve F. M., 34 vjeç, banues në Kosovë dhe E. Z., 27 vjeç, banues në Kukës. Vijon puna për kapjen e tyre”, ka shtuar policia.

“Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e policisë kanë gjetur 64 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit”, ka theksuar policia.

Policia njoftoi gjithashtu se ka sekuestruar një automjet, një aparat celular dhe 3,400 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori