LAJMI I FUNDIT:

21 vjeçari gjuan me armë në Suharekë, policia del në vend ngjarje

21 vjeçari gjuan me armë në Suharekë, policia del në vend ngjarje

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 01:50, policia në Suharekë kishte pranuar një informacion se në fshatin Reqan te Suharekës po dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.

“Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti F. V, i lindur në vitin 2000, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte një aheng familjar.

Policia informoj Prokurorin Shtetit dhe në cilësinë e provës materiale gjeti dhe sekuestroj: Një pistoletë me gaz e llojit Bruni Mod.92, kalibër 9mm, prodhim italian me një karikator te zbrazur , si dhe si provë materiale janë konfiskuar nëntëmbëdhjetë (19) gëzhoja të kalibrit 9mm që dyshohet se janë gjuajtur nga kjo armë!


Në konsultim me Prokurorin për Krimeve të Rënda iniciohet rasti. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë” dhe “Sa ma pak armë-ma pak tragjedi familjare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori