“2 Korriku shembull që na bën krenar” – përfaqësuesi i Exfis, Genc Bajrami flet për sponsorizimin e klubit prishtinas

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Genc Bajrami, përfaqësues i kompanisë Exfis. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Që në fillim të intervistës, Bajrami theksoi se pas çdo sponsorizimi qëndron një arsye dhe një vlerësim i qartë i potencialit.
Një prej shembujve më të spikatur është bashkëpunimi me Shkollën e Futbollit “2 Korriku”, që për Exfisin ka qenë një projekt i veçantë dhe afatgjatë.
“Gjithmonë është një arsye pse ti vendos të bësh diçka dhe të marrësh një vendim të caktuar. Kemi shumë raste që na kanë shtyrë ndoshta edhe vet me i thirrë dhe me iu gjend afër”.
“E kemi rastin e klubit të shkollës së futbollit 2 Korriku. Ne me 2 Korrikun kemi bashkëpunuar dhe jemi munduar t’u qëndrojmë afër edhe pa qenë Ligji për Sponsorizim fare”.
“Edhe normalisht që neve na vjen mirë kur te shohim që 2 Korriku, shumë prej gjeneratave në baza vjetore, gjithmonë pa ndalesë, janë kampionë të caktuar të grupmoshave”.
“Kjo normalisht që neve na bën me u ndje mirë sepse ajo punë dhe ai përkushtim dhe ajo ndihmesë që ne ia bëjmë 2 Korrikut, ata gjithmonë e pasqyrojnë me suksese të caktuara, gjë që na bën edhe neve krenarë dhe na shtynë me mendu të punojmë në vazhdimësi me ta dhe me rritë potencialisht hapësirën buxhetore që e kemi ndaj tyre”, ka thënë mes tjerash Bajrami.
Episodin e plotë me rrëfimet e Genc Bajramit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com






















































