Orari i ndeshjeve të javës së 27-të në Raiffaisen Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në bashkëpunim me platformën “DigitAlb” kanë caktuar orarin e ndeshjeve të xhiros 27 të Raiffeisen Superligës.
Kësisoj, fundjava nis me duelin që do të zhvillohet në Merdare mes Llapit dhe Trepçës '89 që zhvillohet të premten.
Të shtunën luhen dy takime, Feronikeli – Istogu e Drenica – Drita. Ndërkohë, të dielën sfidohen Hajvalia – Vushtrria, Gjilani – Besa e Liria – Prishtina.
Raiffeisen Superliga – Java 27
E premte:
Llapi – Trepça ’89 (SSK)
E shtunë:
Feronikeli – Istogu (SSK)
Drenica – Drita
E diel:
Hajvalia – Vushtrria (SSK)
Gjilani – Besa
Liria – Prishtina
(Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 15:00)

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































