Shtëpia e Shëndetit në Shkup bën të ditur se në linjën telefonike ''Alo Doktor'' (02/15 123) që shërben për këshillë mjekësore, gjatë shtatë ditëve të kaluara ka pasur 1.231 thirrje.

Linja është e hapur çdo ditë, 24 orë, me qëllim që të ofrimit të konsultimeve të drejtpërdrejta mjekësore në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj ankese të qytetarëve për shëndetin e tyre.


Njëzet e pesë mjekë janë në dispozicion për këshillë mjekësore për paraqitjet që vijnë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Ankesat më të shpeshta shëndetësore të qytetarëve janë për sëmundjet kronike, sëmundjet respiratore, kardiovaskulare, kokëdhimbje, temperaturë e rritur trupore, kollitje dhe dhimbje simptomatike.

Përndryshe, nga 15 shkurti i vitit 2014, kur edhe filloi të punojë linja, e deri më tani, ka pasur 140.013 thirrje telefonike./Telegrafi/