LAJMI I FUNDIT:

100 biznese dhe 300 të punësuar nga programi i vetëpunësimit

100 biznese dhe 300 të punësuar nga programi i vetëpunësimit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë shënuar Ditën e Vetëpunësimit.

Për të shënuar këtë ditë është hapur panairi një ditor ku kanë marrë pjesë biznese të vogla fituese të granteve për zhvillim përmes programit për vetëpunësim.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se në këtë panair janë të paraqitura rreth 100 biznese dhe rreth 300 të punësuar që kanë përfituar nga programi i vetëpunësimit.


Po ashtu, ai tha se ky program ka shërbyer edhe si nxitës për ndërmarrësit.
“Ky projekt për dy vjet ka nxitë ndërmarrësin dhe ky ka qenë qëllimi kryesor i joni si Ministri të promovojmë sa më shumë ndërmarrësinë, sepse mendoj që ka potencial shumë të madh, i cili mund të punohet në Kosovë. Jam i lumtur që sot po e konkretizojmë punën tonë në një panair të vogël ku shihen disa prej projekteve të cilat kanë përfituar dhe janë projekte modele të cilat ne mendojmë t’i replikojmë”, tha ministri Abrashi.

Zëvëndëspërfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë Alessandra Roccasalvo, , tha se ky projekt është një mekanizëm për të futur të gjithë të papunët në punësim në Kosovë.
“Kosova është një vend i ri me njerëz të rinj dhe punësimi është vetëm një mekanizëm, nuk është thjeshtë një projekt është një mekanizëm për të futur të gjithë të papunët në punësim në Kosovë dhe për ta quar Kosovën drejt rrugës së Bashkimit Evropian. Edhe pse nuk ka rëndësi të rinj apo të vjetër, ka rëndësi që ne mund të rrisim konkurueshmërinë në Kosovë brenda për të shitur brenda vendit por edhe në rajon”, tha ajo.
Panairin e hapur e mirëpresin edhe punëtorët e bizneseve të ndryshme në Kosovë.

Tefik Krasniqi, punonjës tek ‘Xhyla Krasniqi Fashion Designer’, tha se e mirëpresin këtë panair, pasi që është në të mirë të tyre. “Vetëm sa filloi, tash me u njoftu me persona të tjerë, me ndonjë kompani ndoshta është më mirë për të ardhmen. Pat vizitorë, por jo aq shumë, ndoshta edhe koha e ka bërë të vetën”, tha Krasniqi.
Që nga viti 2015, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Socialenë bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë mbështetur më shumë se njëqind individë të papunë me ide të qëndrueshme të biznesit për të nisur udhëtimin e tyre sipërmarrës. Nga trajnimet deri te konsulencat e marketingut e mbështetja financiare, programi i vetëpunësimit përqendrohet në identifikimin e ideve inovative që prodhojnë rezultate të qëndrueshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori