1 vjet me Begmart.com – marketi online që ua sjell harxhin në shtëpi me seriozitet dhe profesionalizëm

Atë që pak kush e kishte menduar se mund të funksionojë në vendin tonë ishte mënyra e blerjes së harxhit shtëpiak me anë të internetit – apo një market virtual online.
Megjithatë, platforma Begmart.com ofroi përgjigje në të gjitha pyetjet që shumëkush e kishte vështirë të përgjigjet.
Begmart.com është platforma më e avancuar e shitjes së produkteve ushqimore në Kosovë me anë të internetit – një market online me mbi 1 mijë produkte nga mbi 100 brende të ndryshme të cilat plotësojnë nevojat.
Në mesin e pandemisë Covid-19, kur rreziku nga kontakti me një grumbull të njerëzve ishte i madh për t’u infektuar, më 12 Nëntor të vitit 2020 në Kosovë filloi funksionimin Begmart.com që do të revolucionarizonte mënyrën e blerjes së harxhit shtëpiak.
Produktet e Begmart.com ruhen në depo të specializuara me temperatura adekuate (+ dhe -) të cilat monitorohen nga stafi profesional.
Porosia bëhet gati në mënyrë profesionale dhe transportohet në automjete të specializuara frigoriferike – pra, produkti arrin në shtëpinë tuaj i freskët.
Pas 1 viti Begmart.com, pse duhesh me ja nisë me ble harxhin në internet? – S’ke nevojë të presësh në radhë në market dhe të rrezikohesh nga infektimi në kohë pandemie. – S’ke nevojë të nervozohesh në kolonë, të shpenzosh naftë. – Porosit me një klikim prej shpisë – me të hollat e kursyera nga nafta. – Porosia vjen qysh je tu nejt n’shpi. – Porosia vjen freskët me automjete frigoriferike që e mbajnë produktin në temperaturën optimale – Më lirë: transport FALAS – Pagesë e thjeshtë: me VISA ose Mastercard në uebsajt, me PayPal, Western Union, MoneyGram dhe në vendin e ngjarjes (me POS ose Kesh).




































