Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka  bërë të ditur se prej 1 janarit hyn në fuqi Rregullorja e re e mbeturinave në kryeqytet.

Sipas rregullores nga 1 janari 2025, KRM 'Pastrimi' do të jetë përgjegjës për inkasimin e faturave për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Prishtinës.


Faturimi dhe inkasimi deri me ndryshimin e kësaj rregullore është bërë nga Komuna e Prishtinës.

Reçica ka bërë me dije se pagesat mund të bëhen direkt tek inkasantët apo në zyret/ arkat zyrtare të KRM “Pastrimi” Sh.A.

“Me hyrjen në fuqi të rregullores së re, synojmë të përmirësojmë shërbimet dhe lehtësitë në kuptim edhe të dorëzimit të faturave për qytetarët”, ka shkruar Reçica.

Ai ka renditur edhe lokacionet e portoarkave.

471034899 515877984805570 3734984951206326699 n

471785644 515878001472235 561531246732084359 n