LAJMI I FUNDIT:

​Volkswagen prezanton SUV-in e së ardhmes (Foto)

​Volkswagen prezanton SUV-in e së ardhmes (Foto)

Gjiganti gjerman Volkswagen prezantoi SUV-in e tij elektrik në prag të panairit të veturave në Shangai.

I.D. Roomzz, siç quhet modeli, do të përpiqet të përfitojë nga momenti aktual i popullaritetit të elektrizimit dhe SUV me tre rreshta vende.


Bazuar në platformën MEB, makina është më e madhe se I.D. që debutoi në Los Anxhelos në vitin 2017. Është i gjatë 4.915 mm, 1.890 mm i gjerë, 1.760 mm i lartë, ndërsa distanca ndërmjet boshteve është 2.965 mm.

VW pretendon se Roomzz do të ofrojë më shumë hapësirë se SUV aktual  konvencional Touareg.

VW I.D. Roomzz ka versionin e vet të teknologjisë 4MOTION, dy motorë elektrikë që sigurojnë 302 kuaj fuqi.

Kjo lejon që ky SUV të përshpejtojë nga vendi deri në 100 km/h për 6.6 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 180 km/h.

Më e rëndësishme është autonomia, ku bateria 82 kWh ofron një gamë prej 450 kilometrash sipas standardeve të reja WLTP. Kapaciteti i baterisë deri në 80% ngarkohet në 30 minuta.

Një nga detajet kryesore të Roomzz është konfigurimi i tre palë ulëseve që mund ta konvertojë këtë VW në dhomën e ndenjes në rrota. Enterieri dominohet nga një panel i digjitalizuar dhe një timon futurist.

Roomzz do të ketë versionin e prodhimit kompakt më 2020, kur do të fillojë shitja globale. /kp/Telegrafi/