Keniani Peter Tabichi shpallet mësuesi më i mirë në botë

Një mësues nga Kenia, i cili pagoi shumicën e pagës së tij për studentët e varfër, u zgjodh si mësuesi më i mirë në botë dhe një çmim prej 1 milion dollarë i është dhënë atij sot në Dubai.
Peter Tabichi është mësues i matematikës dhe fizikës, i cili i dha 80 për qind të pagës për të ndihmuar nxënësit e varfër në Pannonia, fshat ky i cili përballet me probleme të thatësirës dhe urisë, dhe kua gati një e treta e fëmijëve janë jetimë ose kanë vetëm një prind.
Tabichi, 36 vjeç, u zgjodh nga 10.000 kandidatë nga 179 vende për çmimin, të udhëhequr nga aktori Hugh Jackman, raporton AP. Çmimi është krijuar nga Fondacioni Varkey në Dubai.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































