Zyrtarizimi i Xhaferit si kryetar Kuvendi, çështje orësh

Nga Ndërmarrja Publike ''Gazeta Zyrtare'' e Maqedonisë dje u njoftua se sot do të shpallet vendimi i emërimit të Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Të punësuar të kësaj ndërmarrje thonë se vendimi i Xhaferit tanimë është shtypur në këtë dokument zyrtar dhe i njejti duhet që të publikohet. Kjo sipas të punësuarve është çështje kohe.
Ndryshe, Talat Xhaferi u votua me 61 vota nga deputët në Kuvendin e Maqedonisë që tanimë bëjnë shumicën e re parlamentare. Pas votimit të tij, krisi dhuna në Kuvend nga protestuesit që hynën në shtëpinë ligjvënëse me anë të dhunës, ku u lënduan disa deputetë dhe gazetarë. Kjo njihet si e enjtja e zezë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































