LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i OBSH-së, Ryan: Suedia ka “ngelur” në luftën kundër coronavirusit

Zyrtari i OBSH-së, Ryan: Suedia ka “ngelur” në luftën kundër coronavirusit

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerësoi se Suedia ka “ngelur” në luftën kundër pandemisë së coronavirusit, duke thënë se qasja e saj ishte e keqe.

Qeveria e Suedisë është kritikuar gjerësisht për kërkimin e imunitetit të tufës duke lejuar që virusi të lëviz nëpër popullatë, raporton CNN.

Por, mjeku Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se nuk është e vërtetë që Suedia nuk ka zbatuar masa kontrolli, transmeton Telegrafi.


“Ajo u përpoq të mbështetet te individët dhe komunitetet për t’iu përmbajtur këshillave të qeverisë dhe është përpjekur të shmangë vendosjen e bllokimeve të detyrueshme, mbajtjen e distancës”, pohoi Ryan.

Kjo bazohet në nivele historike të besimit midis qeverisë suedeze dhe njerëzve të saj, tha Ryan.

Suedia do të lejojë tubimet deri në 500 persona, por me një kusht
Lexo po ashtu Suedia do të lejojë tubimet deri në 500 persona, por me një kusht

“Kjo është mënyra në të cilën bashkëveprojnë suedezët dhe qeveria e tyre”, tha ai duke shtuar se “Kjo është kontrata sociale në Suedi.”

Ndryshe, 83958 persona në shtetin suedez janë infektuar me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 5821 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori