LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i instaluar nga Kremlini në Kherson po u thotë banorëve “se gjithçka është në rregull”, vet largohet në një hotel me pesë yje në Rusi

Zyrtari i instaluar nga Kremlini në Kherson po u thotë banorëve “se gjithçka është në rregull”, vet largohet në një hotel me pesë yje në Rusi

Pas që ukrainasit filluan kundërofensivën e shumëpritur në rajonin e Khersonit, kreu i rajonit të okupuar që është vendosur nga Kremlini, është larguar nga qyteti Kherson që gjendet 800 kilometra në lindje të vendit, dhe aktualisht gjendet në Rusi.

Në fakt përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur në videot që kreu i prorusëve në Kherson, Kirill Stremousov, po poston në kanalin e tij në Telegram video nga hoteli Marriott në Voronezh të Rusisë, transmeton Telegrafi.


BBC nuk ka arritur të zbulojë se kur dhe pse është larguar nga Khersoni, por kanë konfirmuar se gjendet në një qytet në pjesën perëndimore të Rusisë.

Derisa gjenerali i besuar po i raportonte për situatën në Ukrainë, Putin dukej nervoz – gërryente me thonj tavolinën dhe kafshonte buzën
Lexo po ashtu Derisa gjenerali i besuar po i raportonte për situatën në Ukrainë, Putin dukej nervoz – gërryente me thonj tavolinën dhe kafshonte buzën

Gjykuar nga pamjet, Stremousov gjendet në një hotel me pesë yje. Në prapavijë të videove shihet katedralja e njohur në Voronezh, qytet ky që gjendet rreth 200 kilometra përgjatë vijës kufitare me Ukrainën.

Në videon e tij më të fundit, Stremousov ka kritikuar mediat perëndimore dhe ato ukrainase për raportimet për luftimet që po zhvillohen në Kherson.

Forcat ajrore ukrainase përdorin raketat amerikane AGM-88 HARM për të shkatërruar radarët e rusëve – pamje nga kabina e pilotit
Lexo po ashtu Forcat ajrore ukrainase përdorin raketat amerikane AGM-88 HARM për të shkatërruar radarët e rusëve – pamje nga kabina e pilotit

Madje ai ka tentuar të thotë se situata atje është nën kontroll dhe se nuk ka luftime, por ikja e tij nga Khersoni e dëshmon të kundërtën.

Pra ai nga frika se mund ta pësojë nga kundërofensiva e ukrainasve, është larguar por i ka bërë thirrje prorusëve që të qëndrojnë atje dhe të luftojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori