Lecce ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Ylber Ramadanin nga Aberdeen.

Lojtari shqiptar ka nënshkruar kontratë trevjeçare, me një vit tjetër shtesë.


“Lecce njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat e regjistrimit të lojtarit Ylber Ramadani nga Aberdeen FC”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Mesfushori i lindur në vitin 1996 i kombëtares shqiptare, i cili tashmë ka kryer ekzaminimet mjekësore, ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me opsion për atë të radhës”.

Aberdeen nuk ka zbuluar shumën e transferimit, derisa i ka uruar Ramadanit suksese në aventurën e re. /Telegrafi/

telegrafi sport app