Zyrtare: U kërkua nga shumë skuadra të mëdha, por Bailey 'blindohet' nga Leverkuseni me kontratë të re

Bayer Leverkusen ia ka rinovuar kontratën yllit të skuadrës, Leon Bailey, i cili ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare.
Sulmuesi xhamajkan ka befasuar të gjithë me talentin e tij të treguar në dy sezonet e kaluara në Bundesliga.
Në sezonin e fundit Bailey ka shënuar 12 gola në 34 paraqitje dhe kjo ka ngjallur interesim të mëdha nga klubet evropiane.
21-vjeçari përfundoi në radarin e skuadrave londineze si Chelsea dhe Arsenali, por një kohë u pëlqye edhe nga Real Madridit.
Megjithatë, skuadra më e interesuar për shërbimet e tij ishte ajo italiane, Roma, që ofroi 40 milionë euro për shërbimet e tij.
Por, tani Leverkuseni ia ka mbyllur derën të gjitha skuadrave të interesuara për xhevahirin e tyre.

Nga
Telegrafi
19/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































