Zyrtare: Tahiraj nënshkruan me Hajduk Splitin

Francesco Tahiraj ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me klubin kroat, Hajduk Split, kontratë e cila vlen deri më 2022.
Sulmuesi i ri shqiptar ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me Hajdukun gjatë ditës së sotme (e shtunë).
Pas nënshkrimit të kontratës, Tahiraj ka thënë se është i lumtur pasi ishte dëshira e tij të nënshkruante me Hajdukun.
“Jam shumë i lumtur që transferimi u realizua më në fund, pasi nga fillimi kam pasur dëshirë të vija te Hajduku”.
“E pres me padurim stërvitjen e parë dhe dua të arsyetoj besimin që më është dhënë”, ka thënë Tahiraj pas nënshkrimit.

Ndryshe, Tahiraj është i lindur më 21 shtator të vitit 1996 në Torino të Italisë dhe luan të gjitha pozitat në sulm dhe atë të mesfushorit pas sulmuesit.
Ai është rritur si futbollistë në akademinë të rinjve të Juventusit, dhe ka luajtur si i huazuar te Carpi dhe Torino.
Nga Italia ka shkuar në Slloveni, ku ka qenë pjesë e Zavrc dhe Aluminijit, me të cilët këtë sezon në Superligë është paraqitur 18 herë dhe ka shënuar nëntë gola dhe katër asistime.
Tahiraj është paraqitur edhe me kombëtaren e Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19, ndërsa te Hajduku pritet të mbajë numrin 47. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim