Zyrtare: Smalling prezantohet te Roma

Roma ka firmosur zyrtarisht me mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling në formë huazimi dhe e dërgoi Gregoire Defrel përsëri te Sassuolo.
Romakët kanë paguar tre milionë euro për të marrë huazimin e Smalling për sezonin 2019/20, por nuk kanë negociuar një mundësi për ta blerë kartonin e tij në fund të sezonit.
Lojtari 29-vjeçar u bashkua me Unitedin nga Fulhami në vitin 2010 dhe duke bërë mbi 300 paraqitje për Djajtë e Kuq, derisa ka fituar dy tituj të Ligës Premier, dy kupa të Anglisë dhe një Evropa Ligë.
Ai gjithashtu ka 31 paraqitje për Anglinë, por rëndësia e tij u nënvlerësua me transferimin e Harry Maguires në këtë afat kalimtar.

Nga
Telegrafi
30/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































