Zyrtare: Rugani rinovon kontratën me Juventusin

Juventusi ka njoftuar se e ka rinovuar kontratën me mbrojtësin italian Daniele Rugani deri në vitin 2023.
Juve e ka konfirmuar lajmin që ishte dhënë para disa ditësh nga Gazzetta dello Sport, që lojtari do të vazhdojë të mbetet bardhezi.
Rugani me kontratën e re do të paguhet 3 milionë euro në vit.
Është pritur që 24 vjeçari të kthehet në formacion këtë sezon, por rikthimi i Leonardo Bonuccit e ka kufizuar vetëm në 14 paraqitje.
Bianconerët kanë refuzuar këtë vit një ofertë nga Chelsea për lojtarin, ndërsa më parë ka pasur interesim edhe nga Arsenali.
Rugani ka dal nga akademia e Juventusit, ndërsa ka qenw mw parw i huazuar te Empoli. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































