LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Rocchi ndan drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës mes Chelseat dhe Arsenalit

Zyrtare: Rocchi ndan drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës mes Chelseat dhe Arsenalit
Gianluca Rocchi(Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Chelsea dhe Arsenali do të përballen në finale të Ligës së Evropës, e cila do të zhvillohet më 29 maj në Baku.

UEFA ka bërë të gjitha përgatitjet që finalja e garës së dytë më të madhe për klube në Evropë të zhvillohet normalisht, duke punuar edhe në pritjen e tifozëve të të dyja skuadrave, por edhe të tjerët që do të kenë interesim për ta përcjellë këtë ndeshje.

Shtëpia e futbollit evropian ka bërë të ditur se drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës në mes të Chelseat dhe Arsenalit do ta ndajë gjyqtari italian, Gianluca Rocchi.


Manchester United vs Barcelona(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri italian do të ndihmohet në këtë përballje nga dyshja tjetër referuese, Filippo Meli dhe Lorenzo Manganelli, në finalen që starton në ora 21:00.

Finalja që do të mbahet në stadiumin ‘Olympico’ në kryeqytetin e Azerbajxhanit, do t’i mirëpresë 12.000 tifozë në total nga të dyja skuadrat, ndërsa pjesa tjetër do të jetë për tifozët e tjerë.

Për Gianluca Rocchin kjo do të jetë finalja e parë e Ligës së Evropës. Në vitin 2017, ai kishte referuar në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s në mes të Manchester Unitedit dhe Real Madridit. Rocchi është gjyqtar profesional që nga viti 2008, derisa në këtë sezon ka referuar në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kalo në kategori