Milani nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar rinovimin e kontratës së Stefano Piolit deri në vitin 2022.
Ky i fundit do të jetë në klub edhe për dy sezonet e ardhshme, pasi ka bindur me punën e tij gjatë vitit 2020 dhe sidomos që prej rifillimit të kampionatit në muajin qershor.
“AC Milan njofton se ka arritur akordin me Stefano Piolin për zgjatjen me dy sezone të kontratës si trajner, e cila tashme do të skadojë në verën e 2022-shit”, thuhej në komunikatën e klubit kuqezi.
Official Statement: Stefano Pioli ➡️ https://t.co/lQ0C6m5kwF
Comunicato Ufficiale: Stefano Pioli ➡️ https://t.co/NoAXco8SwV#SempreMilan pic.twitter.com/ZMvfsqWNbt— AC Milan (@acmilan) July 21, 2020
Edhe administratori i deleguar i kuqezinjve Ivan Gazidis, ka folur pas rinovimit.
“Jam shumë i lumtur për këtë marrëveshje. Stefano ka treguar se është në gjendje të ofrojë atë model futbolli që ne mendojmë dhe duam për skuadrën tonë, një futboll entuziazmues, modern dhe pasionant”.
“Ky nuk është një vendim i marrë bazuar mbi fitoret e fundit, por mbi mënyrën si Pioli ka ndërtuar shpirtin e skuadrës dhe unitetin e brendshëm, mënyrën si ka përmirësuar paraqitjen individuale dhe kolektive të lojtarëve dhe mënyrën si ka bërë të tijën idenë tonë për skuadrën”, deklaroi administratori i kuqezinjve Ivan Gazidis, pas lajmit për rinovimin.
Në anën tjetër Pioli ka falënderuar të gjithë në klub, lojtarët dhe tifozët. Sipas tij Milani do të vazhdoj të rritet.
“Jam i lumtur dhe krenar për besimin që kam marrë nga Milani. Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë edhe fansat tanë që kanë munguar në stadiume, por kemi qenë gjithmonë pranë tyre dhe solidarë me ta. Siç e kam thënë gjithmonë, e ardhmja jonë është sot”.
“Duhet të qëndrojmë të përqendruar, të bashkuar dhe si një skuadër e vërtetë. Jemi në fillim të një rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Nëse vijojmë të punojmë kështu, do të rritemi më shumë dhe do të jemi më konkurrues”, ka thënë Pioli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga emrat e rinj si Brruti e Shehu te rikthimi i Brojës – Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës