Meritan Shabani është transferuar zyrtarisht tek skuadra angleze Wolverhampton Wanderers.

Sulmuesi nga Kosova ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me skuadrën angleze.


Por dy klubet ende nuk kanë zbuluar shumën e këtij transferimi, por spekulohet se ka kushtuar rreth pesë milionë euro.

Shabani llogaritej si ndër lojtarët më të talentuar të Bayernit dhe kishte bërë debutimin e tij në Bundesliga në vitin e kaluar.

20-vjeçari fillimisht do t’i bashkohet skuadrës së Wolves U-23, ku trajner është Rob Edwards, por pritet që stërvitjet t’i mbajë me ekipin e parë.

Shabani ka zhvilluar tri paraqitje zyrtare me ekipin e parë të Bayernit, ndërsa ka luajtur disa ndeshje miqësore me klubin rekordmen gjerman.

Kujtojmë që Shabani luan për Kombëtaren e Gjermanisë U21, ndërsa është objektiv i Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app