Zyrtare: Marcelo bëhet me klub të ri, kthehet aty ku e nisi

Marcelo do ta vazhdojë karrierën te Fluminense, klubi brazilian ku filloi karrierën e tij.
Ai mbërriti si lojtar i lirë pasi ndërpreu kontratën me Olympiacosin javën e kaluar pas vetëm gjysmë viti në Greqi.
“Ka ardhur koha të rikthehemi”, shkroi Fluminense kur njoftoi transferimin.
Marcelo debutoi me Fluminensen në vitin 2005 dhe dy vjet më vonë u transferua te Real madridi, ku u bë lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit, duke fituar 25 sosh.
Tani ai ka nënshkruar kontratë me Fluminensen deri në fund të vitit 2024. me mundësi zgjatjeje edhe për një vit./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































