Zyrtare: Lirim Kastrati bashkohet me Vllazninë e Shkodrës

Vllaznia e Shkodrës ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar, duke afruar në radhët e saj sulmuesin e njohur të Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati.
26-vjeçari vjen me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe pritet të jetë një armë shtesë e rëndësishme për kuqeblutë në sezonin e ri.
Pas aventurave në kampionatet e Kroacisë, Polonisë dhe Hungarisë, Kastrati rikthehet në një ambient më të afërt për të, ku do të ketë mundësinë të rikthejë formën e tij më të mirë dhe të ndihmojë skuadrën shkodrane në objektivat e saj.
Më poshtë, njoftimi i plotë i klubit Vllaznia Shkodër:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu.
Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë.
Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuq e blu Lirim. /Telegrafi/




















































