Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.
Për publikimin e Rezultateve Përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024) u organizua një Konferencë ndërkombëtare, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të Qeverisë së Kosovës, përfshirë Kryeministrin Albin Kurti, përfaqësues të lartë të Organizatave të Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të lartë të ambasadave dhe organizatave të huaja në Kosovë, ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, kryetarë të komunave dhe të tjerë.
Të dhënat përfundimtare përfshijnë: numrin e popullsisë në nivel vendi dhe komune të ndarë sipas gjinisë, moshës mesatare, dendësisë së popullsisë në km², numrin e banesave.
Sipas rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024), numri i popullsisë rezidente në Kosovë të regjistruar është 1 602 515, prej tyre 50.2% janë meshkuj dhe 49.8%
femra.
Sipas të dhënave përfundimtare të ReKos 2024, mosha mesatare e popullsisë është 34.84 vjeç.
Dendësia e popullsisë në 1 km² është 146.9 banorë, krahasuar me 159.5 banorë (2011). Për numrin e banesave në nivel komuna prijnë Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj.
Numri i Ekonomive Familjare është 366,595 në vitin 2024, krahasuar me 297 090 sa ishin në vitin 2011.
Numri mesatar i anëtarëve në një ekonomi familjare është 4.33 banorë në vitin 2024, krahasuar me 5.9 banorë në një ekonomi familjare sa ishte në vitin 2011.
Regjistrimi i Popullsisë (ReKos 2024) u zhvillua në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Mbi 99.8% e objekteve të kodifikuara duke përfshirë edhe ato të reja u mbuluan nga Regjistrimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Fazani i egër rikthehet në Parkun e Divjakës

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze