Paderborni nuk mund të llogarisë më në shërbimet e Klaus Gjasulas.

Klubi gjerman njoftoi zyrtarisht se mesfushori 30-vjeçar është larguar nga klubi.


Sipas mediave në Gjermani, Paderborn ka tentuar të bind Gjasulan që të vazhdojë kontratën, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur.

"Ne e falënderojmë Klaus Gjasulan për përkushtimin dhe i dëshirojmë shumë fat në të ardhmen", ka thënë drejtori sportiv i klubit gjerman Fabian Wohlgemuth.

Në lajmet e fundit, ai thuhet se është afër kalimit te Fortuna Dusseldorfi, mirëpo ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare. /Telegrafi/

https://twitter.com/SCPaderborn07/status/1283066094736019464

telegrafi sport app