Zyrtare: Keita prezantohet si lojtar i Liverpoolit

Liverpool ka njoftuar edhe zyrtarisht blerjen e Naby Keita nga RB Leipzig.
23-vjeçari në javën e fundit ka qëndruar në qytetin e Liverpoolit dhe do jetë pjesë e Reds në ndeshjet para-sezonale.
Lojtari ka marrë numrin tetë në fanellë, që më herët ishte bartur nga legjenda e klubit Steven Gerrard.
"Do doja të arritjet e sezonit të fundit, edhe më mirë".
"E kam zgjedhur Liverpoolin sepse është një skuadër që e kam shikuar shpesh dhe kam folur shumë rreth saj me Sadio (Mane). Ai më tregoi rreth skuadrës dhe klubit".
"Kam folur edhe me trajnerin, i cili me tregoi për projektin dhe lëvizjet që do bëhen këtu", ka shtuar Mane,
Ylli i Guinesë besohet se i ka kushtuar Liverpoolit rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































