Sulmuesi Gonzalo Higuain tashmë zyrtarisht është një lojtar i Juventusit, pasi klubi bardhezi i pagoi Napolit, 94 milionë euro.

Klubet asnjëra ende nuk e ka konfirmuar ende , por është ueb faqja zyrtare e Serie A që e ka bërë të ditur se lojtari tashmë është regjistruar si i Juventusit.


Sulmuesi 28 vjeçar ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me një pagë prej 7 milionë euro.

Higuain ishte bashkuar me Napolin nga Real Madrid në vitin 2013.

Ai ka shënuar 71 gola në 94 ndeshje. /Telegrafi/

serie a

telegrafi sport app