LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Interi në duar të kinezëve

Zyrtare: Interi në duar të kinezëve

Ka përfunduar konferenca e përbashkët për shtyp, e cila u zhvillua në qytetin Nanchino të Kinës, ndërmjet FC Internazionale dhe Suning Commerce Group.

Pas përfundimit të konferencës është bërë shpallja zyrtare e kalimit të shumicës së aksioneve të klubit italian, nga Erick Thohir te kompania Suning Commerce Group, e cila është në pronësi të Zhang Jindong.

Kështu, në duart e miliarderit kinez kanë kaluar 68.55 për qind të aksioneve të klubit zikaltër, për të cilët ka paguar 270 milionë euro.


“Dua të falënderoj presidentin Erick Thohir për besimin që ka pasur te ne, në mesin e shumë kompanive të interesuar për blerjen e aksioneve të Interit”, u shpreh fillimisht Jindong.

“Isha në Itali dhe kam parë që Thohir është i pasionuar pas Interit. Gjithashtu takova Morattin, një njeri shumë i veçantë për Interin dhe ishte pikërisht ai që më bindi të investoj për ta bërë Interin më të fortë”.

“Inter është skuadra me më së shumti tifozë në Kinë dhe më njerëz aq të rëndësishëm, siç është Javier Zanetti. Kjo rritje do të vazhdojë edhe me tutje”, deklaroi shefi i ri i zikalterve.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Përfaqësueset
Kalo në kategori