Zyrtare: Hakimi i bashkohet PSG-së

Ka ardhur zyrtarizimi i Achraf Hakimit si futbollist i Paris Saint-Germainit dhe tashmë lajmin e kanë konfirmuar të dy klubet.
“FC Internazionale Milano konfirmon se Achraf Hakimi i është bashkuar Paris Saint-Germainit në një transferim të përhershëm”.
“Duam ta falënderojmë Achrafin për kontributin e tij në triumfin e Scudettos në sezonin e kaluar dhe ia urojmë të gjitha të mirat ta fazën e ardhshme të karrierës së tij”, shkruan në njoftimin zyrtar të Interit.
Lajmin për arritjen e mbrojtësit të djathtë maroken e ka konfirmuar edhe Paris Saint-Germaini përmes një njoftimin ën faqen zyrtare.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































