Mbrojtësi shqiptar, Florent Hadërgjonaj është transferuar te skuadra gjermane, Ingolstadt 04 nga Young Boysi.

22­vjeçari nga Kosova ka firmosur një kontratë 4­vjeçare me Ingolstadtin, ku lajmi bëhet zyrtar nga të dyja klubet në faqet zyrtare.


Megjithatë,  shifrat e marrëveshjes në mes të skuadrës gjermane dhe asaj zvicerane nuk janë bërë të ditura.

Ai te klubi gjerman u prezantua së bashku me agjentët e tij si Flakron Hadergjoanj që është edhe vëllai i tij, si dhe Erdin dhe Arbër shaqiri.

Screenshot 4 1

Lojtari i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë është aktivizuar me zviceranët e Young Boys në 71 ndeshje, 60 prej të cilave si titullar.

Ndryshe, Hadërgjonaj mund të jetë njëri nga futbollistët e ri që mund të vijnë të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet për botërorin e Rusisë. /Telegrafi/

hadergjonaj

telegrafi sport app