Gjilani është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës.

Përveç transferimeve, klubi nën kampion i Kosovës ka blinduar me kontrata të reja edhe lojtarët kryesorë të skuadrës.


Futbollisti i radhës që ka vazhduar me kuqebardhët është mbrojtësi i majtë Armend Halili.

Paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistit nga Prishtina, kanë bërë që drejtuesit e skuadrës kuq e bardh, të vijojnë tutje bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të majtë edhe për dy vite të tjera.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit SC Gjilani:Gjilani vazhdon bashkëpunimin me Armend Halilin Gjilan, 06 Gusht 2020-Sport Club "Gjilani" dhe mbrojtësi i krahut Armend Halili, kanë gjetur akordin e vazhdimit të bashkëpunimit për dy vitet e ardhshme. Paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistit nga Prishtina, kanë bërë që drejtuesit e skuadrës kuq e bardh, të vijojnë tutje bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të majtë. Armend Halili, i cili skuadrës së Gjilanit ju kishte bashkangjitur para dy edicioneve, më saktësisht në afatin kalimtar veror të vitit 2018, sot ka nënshkruar kontratën e re ku do ta mbajë atë si pjesë e skuadrës së Gjilanit edhe për dy sezonet e ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app