Zyrtare: Finalja e Copa del Rey zhvillohet në ‘Vincente Calderon’

Stadiumi i Atletico Madridit, ‘Vicente Calderon’ është përzgjedhur si stadiumi pritës i finales së Copa del Rey, mes Barcelonës dhe Alavesit.
Barcelona dhe Alavesi do të luftojnë për titullin e Kupës së Mbretit apo Copa del Rey në ndeshjes që zhvillohet më datë 27 maj.
Deri më tani ka qenë në dilemë vendi ku do të zhvillohet kjo finale e madhe, por dilemave i erdhi fundit dhe tanimë dihet vendi.
Finalja mes Barcelonës dhe Alavesit do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, ‘Vicente Calderon’, përcjell Telegrafi.

Federata spanjolle e futbollit e zgjodhi këtë stadium pasi Real Madridi refuzoi që kjo ndeshje të luhet në stadiumin e tyre ‘Santiago Bernabeu’. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































