LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Fabio Vieira i bashkohet Arsenalit

Zyrtare: Fabio Vieira i bashkohet Arsenalit
(Foto: Twitter/Arsenal)

Fabio Vieira është zyrtarizuar si futbollist i Arsenalit nga Porto për 35 milionë euro plus pesë milionë të tjera në formë shtesash.

Mesfushori i kishte kryer ekzaminimet mjekësore të premten, ndërsa gjatë ditës së sotme (e martë) është konfirmuar si lojtar i Topçinjve.

Në faqen zyrtare të Arsenalit në Twitter është publikuar një video, përmes të cilës i ofrohet mirëseardhje futbollistit të ri.


“Jam shumë i gëzuar që kemi gjetur dhe kemi transferuar një talent aq të veçantë. Fabio është një lojtar shumë kreativ që do t’i sjellë shumë cilësi lojës tonë sulmuese”, ka thënë trajneri Mikel Arteta lidhur me transferimin e portugezit.

Nga një fëmijë pa para, pa besimin e trajnerëve të akademisë, në atë që cilësohet tani si një mesfushor me të ardhme të ndritur - kush është Fabio Vieira
Lexo po ashtu Nga një fëmijë pa para, pa besimin e trajnerëve të akademisë, në atë që cilësohet tani si një mesfushor me të ardhme të ndritur - kush është Fabio Vieira

22-vjeçari rrjedh nga Akademia e Portos, ndërsa për ekipin e parë filloi të luante në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

La Liga
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Premier League
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori