LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Engjëll Hoti transferohet në Superligën e Polonisë

Zyrtare: Engjëll Hoti transferohet në Superligën e Polonisë

Mesfushori nga Kosova, Engjëll Hoti është zyrtarizuar sot (e enjte) si transferimi më i ri i klubit polak, LKS Lodz, i cili këtë vit u inkuadrua në Superligën e Polonisë. 

Pas një eksperience të mirë në Superligën e Shqipërisë, mesfushori 26-vjeçar nga Kosova ka bërë hapin e madh në karrierë.

Hoti sot është zyrtarizuar si lojtar i klubit nga Superliga e Polonisë, LKS Lodz, ku ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.


“Engjell Hoti është bërë lojtar i ri i LKS. Klubi ynë ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me mesfushorin, i cili sezonin e kaluar fitoi kampionatin shqiptar”, thuhet në njoftimin e klubit polak.

26-vjeçari i lindur në Stuttgart në të kaluarën ka luajtur për ekipet e të rinjve të VfB Stuttgart, 1. FC Kaiserslautern, Eintracht Braunschweig e më pas në ekipet e para të Rot Weiss Ahlen dhe TSG Backnang. Në ndërkohë ai debutoi edhe me ekipet e moshave të Kosovës në vitin 2017).

Në vitin 2019, ai u largua nga Gjermania dhe fillimisht kaloi dy vjet në Kosovë (KF Trepça 89 dhe KF Llapi), dhe dy të tjerat në Shqipëri (KF Tirana dhe FK Partizani).

Vetëm në dy sezonet e fundit për KF Tirana dhe FK Partizani, mesfushori sulmues bëri 60 paraqitje në ligë, shënoi 10 gola dhe 6 asistime (plus 10 ndeshje të kupës, 1 gol dhe 5 asistime), duke fituar kampionatin e Shqipërisë (2021/22 dhe 2022/23), si dhe ka fituar Kupën e Kosovës dy vjet më parë me Llapin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori