LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Elvir Gashijan prezantohet te Llapi

Zyrtare: Elvir Gashijan prezantohet te Llapi

Llapi ka vazhduar me përforcime,derisa ka prezantuar talentin Elvir Gashijan.

16-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Llapin me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ka qenë drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella që ka prezantuar afrimin e talentit të madh kosovar.


Njoftimi i plotë i klubit:

Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje 2-vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër me njërin prej mesfushorëve më të talentuar në Kosovë, 16-vjeçarin, Elvir Gashijan.

Gashijan ishte pjesë e KF 2 Korriku, tek i cili ekip ka luajtur për tri kategoritë: Senior, Junior dhe Kadet.

Në prani të Drejtorit të ri Sportiv, Mentor Zhdrellës, Gashijan ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij duke firmosur kontratë profesionale me Llapin.

Ani pse Gashijan ishte i vërshuar nga ofertat e shumta nga ekipet e Superligës sonë dhe atyre nga rajoni, sulmuesi i krahut të djathtë ka pranuar ofertën e klubit tonë si më bindësen për zhvillimin dhe avancimin e tij në karrierë.

Elvir Gashijan ka pasur statistika të jashtëzakonshme me 2 Korrikun në edicionin që sapo lamë pas:
Me ekipin senior: 15 ndeshje, 812′ minuta të luajtura, 3 asistime, 3 penalti të fituara
Me ekipin junior: 11 ndeshje, 815′ minuta të luajtura, 5 gola, 5 asistime
Me ekipin kadet: 9 ndeshje, 731′ minuta të luajtura, 7 gola, 8 asistime.

KF Llapi i dëshiron mirëseardhje yllit tonë të ri si dhe i dëshiron suksese dhe paraqitje sa më të mira për fanellën tonë, ndërsa publiku duhet të pres pak kohë për ta shijuar magjinë e tij në edicionin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori