Dukagjini ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Armend Dallku.
Pas katër vitesh tek skuadra e Klinës, Dallku, Artan Luzi dhe Agon Ramadani janë larguar nga klubi me marrë veshje të dyanshme.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dukagjinit:
FALEMINDERIT ARMEND DALLKU, ARTAN LUZI DHE AGON RAMADANI
Pas një bashkëpunimi të gjatë (4-vjeçar), KF Dukagjini me kryetrajnerin, Armend Dallku, dhe stafin e tij; Artan Luzi dhe Agon Ramadani, i ndajnë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
Dallku u zyrtarizua te skuadra e Dukagjinit më 08.10.2020 dhe menjëherë pas 3 ditësh ishte në detyrën e tij duke udhëhequr ekipin ndaj KF Onix. Që atëherë e deri më tash tregoj që puna dhe besimi janë ato që duhet ti vëjmë para vetes para çdo sezoni.
Sezon i gjatë ku fundi i kampionatit na gjeti në pozitën e dytë të Grupit A në Ligën e Parë, e që duhej t’i luanim dy ndeshje barazhi, së pari ndaj Flamurtarit ku fituam me rezultat 2-1 dhe pastaj ndaj Trepqes 89’ që pas penaltive arritëm të inkuadrohemi në Superligën e Kosovës. Po ashtu, edhe pse ishim në Ligën e Parë, u kualifkuam në finalen e Kupës së Kosovës, ku me shumë pak fat do të arrinim ta sjellim këtë trofe në qytetin e Klinës.
Në sezonin 2021/22, arritëm së bashku të ishim pjesë e Superligës së Kosovës edhe për një sezon tjetër, ku kryetrajneri, Armend Dallku, me ekipin e tij arriti këto statistika: Nga 36 ndeshje, Dukagjini kishte 12 fitore, 14 barazime dhe 10 humbje me golaverazh +3. Një sezon me mjaftë vuajtje, sakrificë dhe mund, por në fund u arrit qëllimi i përbashkët.
Sezoni 2022/23: Nga 36 ndeshje, kishte 14 fitore, 8 barazime dhe 14 humbje,më i sukseshmi deri më tash në historinë e klubit dhe nën drejtimin e Armend Dallkut dhe ndihmësve të tij, Artan Luzi dhe Agon Ramadani, përfunduam në vendin e 4-t dhe qershia mbi tortë ishte pjesëmarrja në garat evropiane, përkatësisht në UEFA Conference League.
Sezoni në Superligë nuk nisi mirë, ku vetem në javën e 9-të arritëm fitoren e parë, por besimi dhe puna ishin ato që kryetrajnerin Dallku dhe klubin nuk e ndalen asnjëherë, pavarësisht sfidave te shumta që kishim para vetes.
Në arenen evropiane, Dukagjini i drejtuar nga Dallku, arriti të kualifikohej në raundin e dytë pas dy fitoreve ndaj Europa FC, gjë që asnjë ekip më parë nuk e ka arritur.
Në sezonin 2023/24, i cili u mbyll në fundjavën që lam pas, në 36 ndeshje arritëm që këto statistika, pavarësisht që synimet ishin më të mëdha, 10 fitore, 15 barazime dhe 11 humbje.
Duke falënderuar trajnerët për punën që është bërë gjatë këtyre viteve në kampin tonë, ju urojmë shumë suksese dhe poashtu shëndet të plotë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët