Site icon Telegrafi

Zyrtare: Drita prezanton Festim Alidemën, vjen si huazim nga Slaven Belupo

Festim Alidema ka arritur marrëveshje me kampionin aktual, Dritën, që të huazohet për një sezon nga Slaven Belupo.

Alidema nuk e kishte gjetur mirë vetën në futbollin kroat, por cilësitë e tij në Superligën e Kosovës i ka treguar me Llapin para një viti.

“Kemi kënaqësinë te ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin e njohur Festim Alidema”.

“Drejtori sportiv Valon Zymberi ka njoftuar që parimisht është dakorduar me agjentin e Festimit e me pas edhe me ekipin kroat që Festimi të jetë bardh e kalter për periudhën një vjeçare në formë huazimi”.

“Festimi për një vit ishte pjese e futbollit kroat ne ekipin e njohur Slaven Belupo dhe do të jetë një forcë shtesë në mbrojtjen e titullit kampion, gjithashtu edhe në garat e Europa Ligës që ekipi jonë do ta zhvillojë muajin shtator”, thuhet në komunikatën e klubit.

Drita më parë ka zyrtarizuar edhe afrimin e Ergyn Ahmetit, Arago Jamalit dhe Valmir Azemin. /Telegrafi/

Exit mobile version