LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Denis Suarez transferohet te Celta Vigo

Zyrtare: Denis Suarez transferohet te Celta Vigo
Denis Suarez (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Celta Vigo dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje rreth transferimit të Denis Suarezit. Galikanët do t’u paguajnë katalunasve një shumë rreth 12.9 milionë euro, plus 3.1 milionë euro nga të arriturat e lojtarit.

Blaugranët kanë njoftuar në rrjetet sociale se kanë arritur marrëveshje me rivalin nga La Liga rreth mesfushorit spanjoll.

Denis Suarez në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Arsenali, mirëpo këta të fundit nuk kishin interesim për ta blerë kartonin e tij.


Mesfushori i talentuar ka zhvilluar 71 paraqitje zyrtare për klubin në tri sezonet e kaluara në Camp Nou, duke shënuar tetë gola dhe ka fituar pesë tituj: Një titull të La Ligas, dy Kupa të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës. Në Barca B, ai ka zhvilluar 36 paraqitje.

Denis Suarez i ishte bashkuar skuadrës së parë në vitin 2016, pas dy lëvizjeve që kishte bërë te Sevilla dhe Villarreali.

Paraqitjet e tij të mira te rivalët nga La Liga, bëri që ai të rikthehej në klub, por jo edhe për shumë gjatë, derisa në këtë verë e kompletoi transferimin te Celta Vigo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori