Zyrtare: Atletico Madridi rikthen Carrascon në skuadër

Atletico Madridi ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Yannick Ferreira Carrasco nga skuadra kineze, Dalian Yifang.
Klubi i njohur spanjoll ka bërë një goditje të madhe në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.
Atletico ka arritur marrëveshje për huazimin e Carrascos nga Dalian dhe këtë e ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare.
“Ne kemi arritur një marrëveshje me Klubin e Futbollit Dalian për belgun që të bashkohet me Atletico Madridin si huazim”.
“26-vjeçari kthehet në klubin tonë, ku ai luajti 124 ndeshje dhe shënoi 23 gola gjatë tre sezoneve”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.
Përveç Carrascos edhe shumë yje tjerë pritet të largohen nga Kina shkaku i përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































