Astrit Selmani është larguar nga Hammarby për të kompletuar transferimin në kampionatin izraelit.

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës ka kompletuar transferimin në Izrael tek skuadra Hapoel Beer Sheva.


Klubi izraelit ka paguar një milionë euro te Hammarby për transferimin e Selmanit.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Hapoel Beer Shevan.

Hapoel Beer Sheva është nënkampion aktual i Izraelit dhe do të luaj në garat evropiane. /Telegrafi/

Astrit Selmani

telegrafi sport app