Arsim Thaqi nuk është më trajner i skuadrës gjilanase Drita.

Barazimi ndaj Dukagjinit ka qenë ndeshja e fundit ku Thaqi ka udhëhequr klubin, pasi ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i trajnerit.


Drita ka tentuar ta ndalë Thaqin në krye tëskuadrës, por vendimi i tij ishte i pakthyeshëm.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit bardhekaltër që ka dhënë lajmin, teksa ka falënderuar trajnerin malishevas për kontributin e dhënë në këto muaj sa ishte pjesë e Dritës.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:Arsim Thaçi jep dorëheqje të parevokushme Trajneri Thaçi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit. I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, treneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesin e klubit për ofruar dorheqjen e tij. Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trenerit mbeshtetje për vazhdimin e rrugetimit drejt synimit të klubit por që treneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trenerit Arsim Thaqi për të ja pranuar dorëheqjen. Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Thaqi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës. /Telegrafi/

telegrafi sport app