Klubet kosovare po vazhdojnë të përforcohen para edicionit të ri të Superligës në basketboll.

Një prej tyre është klubi basketbollistik i Ponte Prizrenit, e cila ka sjell edhe lojtarin e katërt të huaj.


Tashmë kjo skuadër ka prezantuar basketbollistin amerikan, Bennet Holley, alo-qendra ka qenë pjesë e Appalachian State University në NCAA1.

51260292 329535754329692 7488313143144218624 n

Basketbollisti është i gjatë 203 centimetra dhe pritet që të jetë njëri ndër përforcimet më kryesorë të ekipit bardhezi.

Njëkohësisht, basketbollisti Arbon Shala, ish-lojtar i Golden Eagle Yllit dhe përfaqësueses së Kosovës të grupmoshave deri 15 vjet.

Ndryshe, tashmë skuadra prizrenase në radhët e saja numëron katër basketbollistë të huaj. /Telegrafi/

telegrafi sport app